Salianji, Çuçit: Lajmëruat Vis Martinajn 5 minuta para se të shkonte policia në hotel

Në një interpelancë me ministrin e Brendshëm, deputeti Salianji ka risjellë në vëmendje vrajsen më të bujshme e emrat më të kërkuar në vend, ndër to edhe Ervis Martinaj.

Ai madje akuzoi policinë se kishte lajmëruar Martinaj të largohej para se në hotel të mbërrinte policia.

"Di gjë ku e ke Talo Çelën? Po Fatos Goga, Suel Çelën,  Florenc Çapja, Kamber Mehja. Ervis Martinaj, që nuk thoni në është gjallë apo ka vdekur.

Po Ervis Martinaj ku është? Si jepni dot përgjigje, nëse është gjallë apo vdekur. Ju e dini, dhe po e them këtu atë që qarkullon nën zë te drejtuesit e policisë.

5 minuta para se të shkonte në hotel policia e shtetit, e keni lajmëruar që të largohej, sepse keni pasur tjetër plan”, tha Salianji.

 

EMISIONET