Salianji: Nëse nuk fiton bashkitë në këto Zgjedhje Lokale, opozita nuk ka më justifikim

Në një intervistë për RTV Ora, deputeti Ervin Salianji u shpreh se përpjekjet e të dyja palëve në PD duhet të ishin maksimale për bashkim.

Ai tha se  kandidatët e opozitës në zgjedhjet lokale kanë potencialit të fitojë për shkak të varfërisë dhe shpopullimit të vendit.

Ai shtoi se PD tani dhe opozita nuk ka justifikim për të mos fituar bashkitë këtë herë, pasi kandidatët për herë të parë nxirren shumë kohë para datës së votimeve.

Salianji: Përpjekjet e të dyja palëve duhet të ishin maksimale për bashkim. Në kushtet kur ecet me një kokëfortësi është në dëm të shoqërisë, por sidomos të opozitës së vendit. Besoj se kandidatët e opozitës kanë potencialit të fitojë për shkak të varfërisë dhe shpopullimit të vendit. Në këtë kuptim mendoj se kandidatët e opozitës janë të avantazhaur duke parë keqqeverisjen e opozitës si bonus. Është përgjegjësi e liderave të opozitës të fitojnë, ndërsa ne kemi shprehur zgjidhet për një kandidat të përbashkët, por duket se interesi i opozitës mbahet peng nga pak njerëz.

PD e ka mundur PS-në edhe në bastionet e saj, ndërsa zgjedhjet e pjesshme e kanë këtë disavantazh pasi PS kishte të gjitha bashkitë dhe opozita ishte në një situatë amullie. PD tani dhe opozita nuk ka justifikim për të mos fituar bashkitë këtë herë, pasi kandidatët për herë të parë nxirren shumë kohë para datës së votimit, sepse dikur dilnin minutat e fundit. Nuk ka justifikim për të mos pasur sukses.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET