Salianji ironizon Çuçin: Je shpallur në kërkim si ata kriminelët që policia i sheh po nuk i kap dot
Në seancën e sotme plenare në Kuvendi deputeti i PD Ervin Salianji ka ironizuar ministrin Çuçi se prej kohësh ka kërkuar një interpelancë me të, por ai nuk dukej.
Ai madje e krahasoi me kriminelët që policia i sheh po si kap dot, ndërsa ministri shihet në Kuvend por nuk është prononcuar për kërkesën e deputetit.
"Zoti ministër faleminderit që të kemi sot, se të kemi shpallur në kërkim nga një muaj. Të kërkojmë me interpelancë e nuk gjendesh askund. Jemi bërë si ju dhe policia sheh kriminelët e nuk i kapni dhe ne të shohim përditë këtu por nuk të kapim dot për të kërkuar atë që të kanë ngarkuar qytetarët.
Prej 9 vitesh situata e kriminalitetit është e rënduar. Vrasjet, plagosjet, vjdehdjet vënë në rrezik jetën e qytetarëve," tha ai.