Salianji: Çështja e PD-së nuk zgjidhet me gjykatë, palët të ulen e të flasin për bashkim dhe zgjedhjet lokale

Salianji: Çështja e PD-së nuk zgjidhet me gjykatë,

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, deputeti Ervin Salianji u shpreh se çështja e PD-së nuk mund të zgjidhet në gjykatë, pasi është politike.

Ai theksoi se në PD duhet të ulen të dyja palët dhe të diskutojnë për bashkim dhe për daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale.

Salianji: Çështja e PD-së nuk mund të zgjidhet në gjykatë, sepse është njëlloj sikur tu imponosh një çifti bashkëshortësh që të qëndrojnë bashkë. Gjykata mund të japë një vendim, por kjo është një çështje politike më duhet të zgjidhet nga deputetët e PD-së dhe të ulet e komunikohet, sepse ka një ndarje për të parë nëse ka pika për të bashkuar.

Ka një mendjemadhësi nga të dyja palët për të treguar nuk e di se çfarë. Kam bërë përpjekje që të diskutohet se cila është mënyra më e mirë për tu bashkuar. Kur ka një shumicë, duhen mekanizo që t ë mos ketë tirani të shumicës, por as imponim të pakicës. Prandaj duhet të dalim me një kandidat të përbashkët dhe të marrin të gjithë përgjegjësi në këtë proces.

EMISIONET