Sakica dhe Troshani dorëzojnë dy armë në polici, dyshohet të jenë sportive, armët shkojnë në laborator
Samuel Troshani dhe Izmir Sakica që u vetëdorëzuan dy ditë më parë në policinë e Shkodrës kanë dorëzuar dhe dy armë zjarri.
Në një material që Ora News ka parë theksohet se Sakicaj ka dorëzuar një pistoletë ngjyrë e zezë me mbishkrim Glock me krehër në dukje armë zjarri.
Burime për gazetarin Ora News, Edison Vatnikaj bëjnë me dije se edhe shtetasi Samuel Troshani dorëzoi një armë zjarri në dukje kallashnikov me mbishkrim, me dy krehëra të lidhur me njëri tjetrin.
Këto armë zjarri janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore për ekzaminim.
Burime shtojnë se këto armë zjarri dyshohet se janë të kategorisë sportive dhe jo në gjendje teknike për të kyer qitje municioni.
Dy personat janë me masë sigurie për një sherr të ndodhur në Shkodër ku u dhunua Vladimit Bruçi.
Po ashtu janë marrë në pyetje për masakrën e Dobraçit por kanë mohuar të ketë lidhje duke ngritur alibi mbi vendodhjen.