Rusët zgjedhin Shqipërinë, ulet për herë të parë linja nga Yekaterinburg, çarteri i tretë mes dy vendeve

Çarteri i parë nga Yekaterinburgu i Rusisë mbërriti këtë të mërkurë në Shqipëri. Rreth 160 turistë zgjodhën vendin tonë për të pushuar, duke e konsideruar si një atraksion për tu zbuluar. Megjithëse është i treti me Rusinë, ky nuk do të jetë as i fundit.

Rreth 160 turistë rusë zgjodhën të pushojnë në Shqiqëri këtë verë.

Çarteri i parë nga Yekaterinburgu preku tokën shqiptare mëngjesin e kësaj të mërkure.

Alar Travel e shikon këtë si një mundësi shumë të mirë për të njohur Shqipërinë dhe për të rritur numrin e turistëve që kërkojnë vendin tonë.

Tatiana Bajraktari thotë se ky nuk do të jetë çarteri i fundit.

Ata do të qëndrojë rreth 10 ditë në vendin tonë dhe kanë zgjedhur bregdetin për të pushuar.

"Kanë zgjedhur Durrësin, Vlorën dhe Sarandën. Ky është çarteri i tretë nga Rusia."

Disa prej tyre vijnë për herë të parë në Shqipëri, thonë se janë kurioz ta zbulojnë atë.

"Është një vend i bukur dhe ne duam që guidave tona ti shtohen më shumë vende të tilla."

Ndërsa të tjerë thonë se është shumë e lehtë por të lëvizur drejt vendit tonë.

"Zgjodhëm Shqipërinë sepse është shumë e thjeshtë për të ardhur këtu, plus që ka një klimë të mirë dhe asnjë nga ne nuk ka qenë më parë në Shqipëri".

Linja me  Yekaringburg është e treta që vjen nga Rusia, pas asaj nga Moskës dhe Samaras.

Ky shtim i interesimit për më shumë linja ruse me vendin tonë vjen pas lehtësimit të lëvizjeve mes Shqipërisë dhe Rusisë.

EMISIONET