Rruga e Rinasit e mbyllur nga punimet, ja si devijohet lëvizja për në aeroport

Me qëllim marrjen e masave për orientimin e lëvizjes për shkak të punimeve  për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas), Policia Rrugore njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, se:

-Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas, në drejtim të aeroportit, do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

-Mjetet  do të shfrytëzojnë edhe rrugët dytësore për në dalje të autostradës.

Të gjitha lëvizjet hyrëse dhe dalëse në Aeroportin e Rinasit do të bëhen në drejtimin nga Rinasi (Aeroporti–K/Rinas (Ahmetaq)–Vorë–Tiranë-Durrës dhe anasjelltas).

Njëkohësisht drejtuesit e automjeteve  të përdorin edhe kalime të tjera  alternative në rrugë dytësore.

Shërbimet e Policisë Rrugore do jenë në rrugë me qëllim shmangien e trafikut dhe orientimnin e drejtuesve të automjeteve.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të automjeteve për respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore, gjithashtu të ndjekin udhëzimet e  shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të autoriteteve  të tjera shtetërore.

Rruga e Rinasit e mbyllur nga punimet, ja si devijohet lëvizja për

Rruga e Rinasit e mbyllur nga punimet, ja si devijohet lëvizja për

EMISIONET