Rrogat dhe kushtet e punës, punonjëset e një fasonerie në Kukës dy ditë protesta: Kemi lënë fëmijët...

Gratë punonjëse të një fasonerie në Kukës janë ngritur në protestë ndaj firmës për rrogat dhe kushtet e punës. Ato denoncuan se një pjesë mbahen pa kontrata pune në shkelje të ligjeve.

Kushtet e punës, pagat e vonuara dhe normat e cilësuara përtej mundësive, kanë nxjerrë në protestë punonjësit e një fasonerie në Kukës.

"Kemi dalë për protestë, na i kanë ulur rrogën. Të vijnë të na sqarojnë pse na i kanë ulur, 300 na kanë thënë na i kanë çuar 270."

"Kemi lënë fëmijët, kemi lënë punët."

"Ne kemi dalë në grevë sot se nuk kemi marrë të drejtat tona, nuk i kanë zbatuar as lekët nuk na i kanë dhënë."

Aty zbuluan një abuzim edhe më të madh nga punëdhënësit dhe dështim të institucioneve monitoruese, ku thanë se një pjesë punojnë pa kontrata pune.

"Nuk pranojnë të bëjnë kontratë, kanë thënë nuk ju bëjmë kontrata."

Rrogat dhe kushtet e punës, punonjëset e një fasonerie në

Protesta e grave detyroi drejtorin rajonal të punësimit t'i presë në zyrë për t'i sqaruar se shqetësimet e tyre do t'i përcjellë në Inspektoratin Shtetëror të Punës.

"Edhe unë vetë, me gjithë Inspektoratin do jem mbështetës krah jush që të paktën në ato 8 orë të ndiheni të vlerësuara për punën që bëni."

Kukësi është ndër qarqet me papunësi të lartë kryesisht mes grave, ndaj ata thonë se punëdhënësit si në rastin e fasonerisë shfrytëzojnë këtë fakt duke u shkelur kontratat e punës dhe të drejtat e punëtorëve.

EMISIONET