Rritja e çmimeve të apartamenteve/ Soko: Qarkullojnë paratë e pista, shkak edhe emigracioni

Ekonomisti Pano Soko, ka komentuar rritjen e çmimeve të apartamenteve në vendin tonë.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Soko shprehet se çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten për shkak të parave të pista që qarkullojnë.

Gjithashtu ai ka treguar edhe faktorët e tjerë që ndikojnë në këtë fenomen.

“Pas rezultatit të zgjedhor, ky fenomeni i rritjes së çmimeve është e njëjtë. Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten për shkak të parave të pista që qarkullojnë dhe ky fenomen vazhdon, ka marrë shtrirje edhe përtej Tiranës. Qytetarët blejnë një shtëpi për të banuar aty, janë gjithnjë e më shumë në rënie.

Dy janë faktorët kryesorë, e para është situata ekonomike, ku familjet shqiptare po përjetojnë një krizë ekonomike. Një goditje tjetër janë investime që është blerja e shtëpive dhe investimet. Për shkak të situatës së keqe ekonomike kemi një rënie të fuqisë konsumatore. Konsumtorë quhen ata që blejnë shtëpi për të jetuar.

E dyta është fakti I mospasjes së një tregu të konsiliduar të shitjes së shtëpive. Është hallka e dytë se përse nuk kemi rritje.  E treta është edhe emigracioni, njerëzit ikin.”- tha ai.

EMISIONET