Rritet konsumi i cigareve elektronike tek të rinjtë, mjekët japin alarmin për rreziqet
Cigarja elektronike, megjithëse nuk është nëjsoj errezikshme sa ato tradicionalet, nuk duhet të përdoret nga nga fëmijët. Ky produkt duhet të konumohet vetmënga ata që duan të mos konsumojnë më produktin tradicional. Një cigare elektronikrenuk duhet të ketë më shuëmse 2% nikotinë për 200 ml
Cigaret elektronike janë kthyer në fenomen shqetëues mes fëmijëve dhe adoleshentëve.
"Disa nga shokët e mi përdorin vape, se ka shumë lloje. Ka filluar të shtohet përdorimi," tha ai.
Ky gjimnazist në Tiranë e pranon se shitësit nuk janë interesuar kurrë për moshën e tij para se ti japin në dorë cigaret, por vetëm për paratë.
"Mund ta blesh dhe në dyqan pa kartën. Unë si përdor shumë,por nga 500 deri në 20 mijë lekë," tha ai.
Përdorimi i cigareve elektronike shihet me shqetësim nga eksperti i shëndetit public, Roland Shuperka.
Thekson rreziqet.
"Këto lloje produktesh pa tym nuk janë të shëndetshëm për të rinj nën 18 vjeç. Ata që nuk pinë duhan nuk duhet apsolutisht të konsumojnë cigare elektronike," tha ai.
Prej 1 marsit në Shqiëpri është vendosur që cdo cigare elektronike në vendin tonë duhet të tregëtohenë me pullën fiskale dhe në përmbajtje të mos kenë më shumë se 2% nikotinë për 200 ml.
"Nuk lejohet të konsumohen në ambjente të mbyllura. Kanë nikotinë dhe duhet të mos kenë jo më shumë se 2%," tha ai.
Brenda 10 deri në 15 vitesh pritet që cigarette elektronike të zëvendësojnë thuajse plotësisht ato tradicionale.