Rrëzoi nga shkallët 41-vjeçarin pas konfliktit fizik, arrestohet i riu në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga autorin e plagosjes së 41-vjeçarit në Elbasan, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal.

"Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Vullnetari”, në një lokal, ku pas një konflikti fizik të çastit, mbeti i dëmtuar shtetasi  A.Q., 41 vjeç, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje.Falë reagimit në kohë, kontrolleve intensive, krehjes së zonës dhe marrjes së informacioneve në rrugë operative, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes".

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bernardo Kasriu 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".

Sipas policisë, ky shtetas për motive të dobëta, gjatë një konflikti fizik të çastit, rrëzoi në shkallë shtetasin A.Q., duke i shkaktuar plagë të rënda, i cili ndodhet në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rrëzoi nga shkallët 41-vjeçarin pas konfliktit fizik,
Vendi ku ndodhi ngjarja

EMISIONET