Rrezikon paralizën, nusja mes lotësh: I thashë doktorit që shes dhe veshkën për operacionin

Varfërisë së familjes Çobo nga Berati, 20 muaj më parë iu shtua edhe një fatkeqësi e rëndë.
Një aksident në punë, i mori gjymtyrën Mandi Çobos nga Berati ndërsa ai rrezikon edhe paralizën totale.

"Dua të më shëroni babin", thotë vajza e vogël e 37 vjeçarit.

37-vjeçari që jeton aktualisht në Gjirokastër, mes lotësh dhe shpresës, kërkon ndihmë për t’u ringritur edhe një herë nga shtrati.
35 mijë euro kushton operacioni, ndërsa bashkëshortja e Mandit thotë se kjo është një shifër e papërballueshme për ta.

Rrezikon paralizën, nusja mes lotësh: I thashë doktorit që

"Të kisha shtëpi, do e shisja. Unë i thashë edhe doktorit, që mund të shesim edhe veshkën, vetëm që të bëhet operacioni. Me një kemp 200 mijë lekë të vjetra çfarë do bëjmë. Unë kam tre muaj pa paguar qiranë. Mirë që na ka ndihmuar e zonja e shtëpisë. As vajzën nuk e çoj në kopsht."

Mes lotësh dhe dhimbjes, edhe e motra, e cila viziton herë pas herë vëllanë e sëmurë, apelon për ndihmë.

"Me borxhe vijmë, me halle vijmë gjithmonë dhe i bie ushqime. Edhe prindërit bëjnë sakrificë për vëllanë tim. Vetëm u lutem Zotit, ta shikoj në këmbë vëllanë tim."

Ora News disponon numrin e familjes dhe kushdo që është i interesuar të ndihmojë mund të na shkruajë në facebook-un dhe Instagramin e Ora News, ose në adresën e emailit [email protected]

EMISIONET