Rrezikohen nga “Unaza e Madhe”, banorët takim me përfaqësues të Ministisë së Infrastrukturës

Një përfaqësi e zgjedhur nga familjet banesat e të cilëve preken nga projekti i unazës në Laprakë, Paskuqan, Babrru dhe Kodrën e Priftit zhvilluan një takim me një përfaqësues të ministrisë së infrastrukturës për të zgjidhur problemin me banesat e tyre. Janë rreth 654 shtëpi që preken nga ndërtimi i unazës ku shumë nga to janë skualifikuar nga legalizimi, ndërsa banorët kërkojnë zgjidhje pasi me shembjen e banesave mbesin mes në 4 rrugëve.

Një përfaqësi e zgjedhur nga familjet që preken nga projekti i unazës së madhe zhvilluan një takim me këtë të mërkurë me Sekretaren e Përgjithshme të ministrisë së infrastrukturës.

Në takimin që zgjati për rreth tre orë banorët parashtruan problemin e strehimit, apo të dëmshpërblimit të tyre, pasi preken nga ndërtimi i unazës.

“Kërkuam që të trajtohen të gjitha banesat njëlloj, si ato që janë me dokument pronësie dhe ato pa dokument pronësie. Kemi kërkuar edhe ndryshim ligjor  për legalizimin. Që fillimisht të bëhen legalizimet e më pas të futet drejtoria e shpronësimeve dhe të bëhen shpronësimet për ato banesa që preken nga unaza. Kemi kërkuar edhe rishikimin e projektit në disa  segmente të ndryshme. E vetmja gjë çka po diskutohet është me kompensimi me një banesë tjetër, po pa e  specifikuar se ku do merret”

Ata thanë se kërkuan që tu gjendej zgjidhje të gjithë banorëve edhe ato që nuk kanë arritur të legalizojnë pronën gjatë viteve të fundit dhe si rrjedhojë, pas shembjes për projekte publike mbeten në qiell të hapur.

“Ne do të vazhdojmë kërkesat tona ligjore që të zgjidhim problemin tonë dhe të gjithë shqiptarëve njëherë e mirë, e mos të shkojmë në Gjykata.”

Janë 654 banesa pritet banesa që shemben nga projekti i Unazës së Madhe dhe nga këto vetëm 129 kanë dalë në listën e shpronësimeve dhe publikuar në Fletoren zyrtare. Pas këtij takimi banorët sërish do të kenë një tjetër takim por pas daljes së VKM për shpronësimet.

Rrezikohen nga “Unaza e Madhe”, banorët takim me

EMISIONET