S'pyetën Merkel, gazetarët kosovarë rebelohen me Ramën në konferencën me kancelaren

Konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares gjermane Angela Merkel është mbyllur me 'përplasje'.

Gazetari i Ora News, Everest Dedaj, raporton se gazetarët e mediave të Kosovës janë irrituar, kjo për faktin se nuk janë lejuar që t’u drejtojnë pyetje dy liderëve.

Mësohet se pyetjet kanë qenë të limituara dhe siç bën me dije gazetari, ishin parashikuar vetëm 4 pyetje, 2 nga mediat shqiptare dhe dy nga ato gjermane.

Ndërkohë gazetarët e Kosovës, janë irrituar dhe kanë kërkuar që të bëjnë pyetje.

Irritimi i tyre, ka ardhur në mesazhet e fundit që ka përcjellë Angela Merkel, raporton Ora News.

Gazetarët dëgjohet tek i drejtohen Ramës duke i thënë se “janë edhe ata aty”, ndërkohë Rama u përgjigjet duke i thënë se: Me mua bashkë po, Kancelarja s’ju ka borxh.

Biseda e plotë

Gazetarët: Mediat e Kosovës. Zoti Rama, jemi dhe ne këtu.

Edi Rama: Me mua po por zonja Merkel nuk iu ka asnjë borxh.

Gazetarët: Mediat e Kosovës, asnjë nga ne se le, në fakt e patën për zonjën Merkel.

EMISIONET