Rregullorja e re e PD, Bogdani: Një alternative përballë qytetarëve, përgjegjësia është e madhe

Ditën e sotme PD ka miratuar një rregullore sipas së cilës PD sa herë të ketë zgjedhje për pushtetin vendor kandidatët do të zgjidhen drejtpërdrejt nga anëtarësia e kësaj kryesie.

Ish deputeti i PD Gerti Bogdani në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj thotë se kjo lloj gare do ët mund t’ju sigurojë qytetarëve alternativë.

Gerti Bogdani: Nëse është një proces i bërë mirë dhe transparent nxjerr alternativën më të mirë për t’iu paraqitur qytetarëve. Është një proces që kësaj here i aplikohet zgjedhjeve lokale por pas 2 vjetësh me shumë mundësi do të jetë dhe për zgjedhjet parlamentare. Mund të votojë çdo simpatizant i PD. Besoj se do të sjellë një alternative përballë qytetarëve sepse deri më sot qytetarët nuk kanë pasur alternativë deri më sot.

“Politika nuk është sport individual është në ekip. Përgjegjësia është e madhe ndaj dhe sakrifica e përkushtimi do të jetë i madh”, tha ai.

EMISIONET