''Rrëfimtarët'' e Lezhës së pazbuluar, certifikohen 10 udhërrëfyesit e parë në shërbim të turistëve

Lezha ka 10 udhërrëfyesit e parë të certifikuar.

Ata thonë se janë gati tu rrëfejnë turistëvë gjithëcka që duhet të dinë e të shohin, përtej plazheve e destinacioneve tashmë të njohur.

Turistët që do të vizitojnë Lezhën do ta kenë më të lehtë për të zbuluar potencialet turistike të këtij rajoni.

10 udhërrëfyesit e parë janë certifikuar dhe janë të gatshëm për të shërbyer në sektorin e turizmit.

‘’Shumë positive sepse Lezha ka shumë gjëra të bukura dhe të panjohura për turistët që ne duhet të vazhdojmë dhe ta nxjerrim disa gjëra që turistët që vijnë në Lezhë nuk i dijnë’’.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu tha se udhërrëfyesit se ishin domosdoshmëri për tu ardhur në ndihmë turistëve për të zbulojnë gjithëcka që ofron zona.

‘’Çdo aset që kemi ne duhet ta orientojmë sepse njerëzit akoma janë të paqartë se çfarë ofron Lezha.

Në fakt kur marrin vesh se çfarë ofron Lezha atëherë fillojnë dhe vijnë në Lezhë.

Mungesa e udhërrëfyesve ndër vite është cilësuar një ndër mangësitë për zhvillimin e turizmit në rajonin e Lezhës.

 

EMISIONET