Roskovec/ Makina del nga rruga, dy persona të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2024, 21:25
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në vendin e quajtur kthesa e Marinzës, në aksin Marinëz-Rroskovec.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.