Roskovec, gjendet i mbytur në kanal 67-vjeçari

Një 67-vjeçare është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në një kanal me ujë në një fshat të Roskovecit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidhishtë, ku dyshohet se B. B., 67 vjeç, është mbytur në kanal, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit të 67-vjeçarit, nuk konstatohen shenja dhune.
"Sot më datë 09.07.2022, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur në një kanal me ujë, shtetasi B. B., 67 vjeç, banues në Roskovec. Nga këqyrja paraprake e trupit të 67-vjeçarit, nuk konstatohen shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 07.07.2022, nga Komisariati i Policisë Fier, për largim nga banesa." - njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.