Roland Shuperka: Ka rritje të frikshme të fëmijëve që pinë duhan, e nevojshmë të rregullohet ligji

Duhanpirja është shndërruar në një fenomen masiv edhe tek moshat e reja. Shqetësues është fakti se grupmosha nën 15 vjeç ka shtuar me 50 përqind konsumimin e duhanit nga viti 2015-2020.

Roland Shuperka, specialist i çështjeve mjekësore jep alarmin për këtë situatë.

"9.9% e pinë gocat e kësaj grupmoshe duhan, rreth 10% konsumojnë djemtë. Një fakt tjetër është se po marrin përmasa të mëdha në Shqipëri cigaret elektronike dhe ato një përdorimshe që përdor kjo grupmoshë."

Sipas tij fajtor për këtë rritje të pakontrulloar të numrit të fëmijëve që konsumojnë duhan është ligji.

"Ky është një alarm sepse tregon që do të kemi rritje. Unë mendoj se ka ardhur koha që edhe ligji të ndryshojë."

Dëmet në shëndet janë të parikuperueshme.

"Vjen gradualisht dhe të gjithë thonë nuk do të më kapi mua do të kapi atë tjetrin. Në 10 të sëmurë me kancer 9 janë duhanpirës."

Në ditën ndërkombëtare kundër duhanit Roland Shuperka thekson edhe njëherë kontrollin që duhet të ushtrojë qeveria mbi pikat e shitjes së produktit për të minimizuar statistikat.

EMISIONET