Roland Islami: Familja shqiptare ka humbur vlerat e saj, bullizmi ka nevojë për politika sociale

Në emisionin Epiqendër të gazetares së Ora News Sonila Musai, avokati Roland Islami ka komentuar problemin e bullizmit dhe krizën e vlerave që po kalon shoqëria shqiptare.

Ai ka theksuar se një nga faktorët kryesorë që ndihmon në përhapjen e fenomeneve të dëmshme si bullizmi është humbja e vlerave të familjes, një dukuri që, sipas tij, ka prekur thellë shoqërinë shqiptare.

Avokati Islami theksoi gjithashtu se bullizmi është një fenomen që mund të trajtohet me politika sociale të qëndrueshme, duke vënë theksin në rëndësinë e ndërhyrjeve të drejtpërdrejta dhe mbështetjes së të rinjve përmes institucioneve sociale

EMISIONET