Rita Ora martohet fshehurazi me regjisorin Taika Waititi, ndryshon edhe mbiemrin

Rita Ora martohet fshehurazi me regjisorin Taika Waititi, ndryshon edhe mbiemrin

Këngëtarja shqiptare me famë fotërore, Rita Ora thuhet është martuar me regjisorin Taika Waititi në një ceremoni intime në Londër.

The Sun raporton se këngëtarja 31-vjeçare ka ndryshuar edhe mbiemrin dhe tashmë do të njihet si Zonja Waititi-Ora.

Krijuesja e hitit Hot Right Now dhe regjisori i Thor: Love And Thunder, janë fotografuar të dy me unaza ari në gishtat e unazës ditët e fundit, duke ndezur spekulimet se ata tashmë janë martuar.

Por në vend që të marrë kohë për një muaj mjalti luksoz, Rita Ora tashmë është rikthyer në skenë duke regjistruar muzikë të re në studio.

 “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa të dashuruar janë marrëzisht. Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private dhe nuk donte të bënte organizim të madh për dasmën” thuhet nga një burimi për The Sun.

Rita dhe Taika janë në lidhje për një vit e gjysmë pasi u njohën kur ajo ishte në Australi duke punuar në shfaqjen televizive të këngës The Voice.

Ata bënë debutimin e tyre të përbashkët në tapetin e kuq në premierën e "The Suicide Squad" në Los Anxhelos në gusht 2021.

Por ata kanë qenë miq për një kohë të gjatë.

Në ditën e Shën Valentinit të këtij viti, Rita ngarkoi një foto të saj dhe Taika-s me mbishkrimin: “Ne, katër vjet më parë. Faleminderit që je i lezetshëm dhe që më argëton gjithmonë.”

Ata kanë jetuar në Sydney dhe tani jetojnë në Londër.

Taika ka qenë i martuar më parë me producenten e filmit Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në heshtje në vitin 2018. Ata janë prindër të dy vajzave.

EMISIONET