Rishfaqet zjarri në majën e Sopotit në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje

Rishfaqet zjarri në majën e Sopotit në Gjirokastër,

Rishfaqet zjarri në majën e Sopotit.

Zjarri, ardhur nga Delvina, aktualisht ndodhet në territorin ndarës të tri bashkive: Gjirokastër, Dropull dhe Delvinë.

Flakët e zjarrit po avancojnë me intensitet nën ndikimin e temperaturave dhe erës së fortë, çka po merr përmasa alarmante.

Efektivët zjarrfikës të Gjirokastrës janë dislokuar në pjesën e territorit të kësaj bashkie për të mos lejuar depërtimin e flakëve.

Në vendngjarje ndodhen vetëm efektivët zjarrfikës të Gjirokastrës dhe Dropullit.

Terreni është malor dhe tepër i vështirë për të ndërhyrë.

EMISIONET