Rikthehet "Kjo është koha", emisioni i dedikuar muajit të Ramazanit. Moderatori Armand Bora tregon risitë këtë vit

Më 23 mars do të nisë edhe muaji i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë.

RTV Ora do të risjellë edhe këtë vit programin "Kjo është koha" i dedikuar për muajin e Ramazanit.

Emisioni do të jetë për çdo ditë të agjërimit, duke nisur nga nesër ora 18:00-19:00.

Armand Bora, moderator i emisionit ka treguar se çfarë është planifikuar këtë vit për të gjithë ndjekësit e emisionit, risitë dhe temat që do të diskutohen.

"Ka disa ndryshime, si në formë dhe në përmbajtje. Po e nis nga forma, kemi menduar që në fund të çdo emisioni të lëmë një hapsirë për çdo pyetje nga publiku. Do të jetë një numër në dispozicion ku shikuesit do të kenë mundësinë për temën që është folur atë ditë.

Në përmbajteje që është dhe elementi më i rëndësishëm. Kemi menduar që këtë vit të bëjmë një shpjegim, një koment të gjithë Kuranit, nga fillimi deri në fund për të ndihmuar në kuptimin e lexuesëve. Unë synoj që të shkijmë drejt problematikave që lidhen me realitetin shqiptar, qoftë ai social, por dhe ai politik e ekonomik," tha ai.

EMISIONET