Rihetim për 7 ish-gjyqtarët, GJKKO s`pranon pushimin e dosjes për 7-ish gjyqtarët e lartë

Gjykata e Posaçme i ka dhëne edhe 4 muaj kohë prokurorisë të kryejë hetime shtesë për 7 ish gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetueses të kallëzuar për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë. SPAK kërkoi ne gjykatë pushimin e çështjes me argumentin se nuk ka gjetur element të veprës penale por togat e zeza nuk pranuan mbylljen e çështjes madje kërkuan prova të reja nga organet e Vettingut.

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve ndaj 7 ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë të akuzuar për fshehje dhe mos deklarim të pasurisë.

Bëhet fjalë për ish gjyqtarët Aleksandër Muskaj, Artan Zeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari, Tom Ndreca dhe Xhezahir Zaganjori.

Prokurorja Doloreza Musabelli ka kërkuar gjykatës pushimin e hetimit për 7-të akuzuarit me argumentin se në rastin konkret nuk ka vepër penale ndërsa shkeljet e pretenduara janë të natyrës administrative.

Por gjyqtarja e paraprake Etleva Deda vendosi të mos e pranojë kërkesën e SPAK, për pushim të hetimeve duke i ngarkuar prokurorisë kryerjen e veprimeve shtesë për 7 të akuzuarit duke marrë materiale edhe nga komisionet e Vettingut.

Gjyqtarja mësohet se i ka lënë afat 4 muaj prokurorisë për të mbledhur provat e reja.

Kallzimet për ish gjyqtarët e lartë janë depozituar nga avokati Fran Dashi ndërkohë që disa prej këtyre çështjeve janë hetuar nga prokuroria e posaçme ndërsa disa të tjera i janë përcjelle prokurorive te rretheve.

SPAK ka aktualisht në hetim edhe ish gjyqtarët Bashkim Dedja, Shkelzen Selimi, Admir Thanza, Fatos Lulo dhe Guxim Zenelaj të cilëve u është sekuestruar pasuria.

EMISIONET