Rihapet tuneli i Porto Palermos/ Rikthimi si një destinacion turistik, Ministria e Mbrojtjes administroi procesin

I rikthyer tashmë në një destinacion turistik, për herë të parë pas 32 vitesh është rihapur tuneli i Porto Palermos. Duke ndarë pamje nga tuneli nënujor, Kryeministri Edi Rama e cilësoi një ndërthurje mes natyrës së paprekur dhe aseteve të vjetra ushtarake.

Pas 32 vitesh është rihapur përsëri porta e tunelit të Porto Palermos.

Një projekt i Ministrisë së Mbrojtjes për rikonstruktimin e të gjithë kompleksti infrastrukturor në Gjirin e Panormës i cili më herët është përdorur për funksione ushtarake por që tashmë ka qëllimin për t’u përdorur si një destinacion turistik.

Projekti synon gjithashtu të rikthejë në gatishmëri teknike këto asete të çmuara të Forcës sonë detare, të cilat mund të shërbejnë për qëllime stërvitjesh kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në një postim në Facebook, Kryeministri Edi Rama e cilësoi hapjen e këtij tuneli një ndërthurje të paprekur të gjirit me godinat e vjetra ushtarake. Sipas kreut të qeverisë, tashmë është kriuar një muze i Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimi i kalasë së famshme të Ali Pashës.

Tuneli shërbente si një bazë autonome për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, brenda gadishullit të Porto Palermos.

Hapja e portës prej çeliku e këtij tuneli ujor të veshur me betonarme ka vënë për herë të parë në lëvizje pas shumë kohësh mekanizmin e saj.

Ndërtimi i këtij tuneli nisi në 1969 dhe zgjati deri në vitin 1988. Ai shërbente për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, duke shërbyer njëkohësisht si një bazë e fuqishme dhe e mbrojtur.

EMISIONET