"Rigjallërohet” turizmi në Shëngjin, operatorët optimistë për një sezon veror të suksesshëm

Lehtësimi i masave dhe rënia e infektimeve me Covid po i jep frymëmarrje sektorit të turizmit në Shëngjin. Operatorët turistik atje kanë pritshmëri për një sezon të suksesshëm duke iu referuar prenotimeve. Shqiptarët e Kosovës mbeten pushuesit besnikë të Shëngjinit për shkak të balancës mes çmimit e shërbimeve por edhe afërsisë.

Prej 1 qershorit kur sezoni nisi zyrtarisht, numri i pushuesve në Shëngjin po njeh vetëm rritje.

Lehtësimi i masave dhe ulja e infektimeve po i japin frymëmarrje sektorit aq shumë të goditur nga pandemia.

Operatorët turistik thonë se referuar pronotimeve, pritshmëritë për këtë vit janë mjaft pozitive.

Besnik Sula: Kemi më përparësi në rezervime, për gushtin nuk diskutohet por edhe për korrikun. Kanë qenë shumë më të interesuar në rrjete sociale për të bërë rezervime.

Shqiptaret e Kosovës vijojnë të jenë pushuesit më besnikë të Shëngjinit.

Afërsia me këtë zonë turistike dhe shërbimet e përmirësuara, janë arsyet kryesore që ata zgjedhin Shëngjinin për pushime verore.

"Prej 25 vitesh vi këtu."

"Deti, plazhi, mikëpritja, gjithçka është në nivel."

"Janë 250 km, për dy orë e gjyëm vi."

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës UNUM mbajtur në fillim të qershorit solli në Shëngjin mijëra turistë të huaj, duke shërbyer si nisje e mirë e këtij sezoni veror.

EMISIONET