Riaktivizohet zjarri në Malaj të Mirditës, në rrezik banesat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2022, 17:23
Një vatër e madhe zjarri është riaktivizuar gjatë ditës së sotme në fshatin Malaj të Mirditës.
Flakët janë përhapur në disa drejtime në masivin pyjor të kësaj zone, duke vënë në rrezik dhe 5 banesa që ndodhen aty.
-
-
Escobar: Asociacioni nuk duhet të jetë shtet brenda shtetit
5 Gusht, 17:12
Në terren ndodhet një automjet zjarrfikës, por deportimi është mjaft i vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.
Në këto kushte po ndërhyhet me mjete rrethanore nga banorë të zonës, të cilët kërkojnë ndihmën e autoriteteve për vënien nën kontroll të këtij zjarri.