Reshje të dendura shiu në Durrës e Lezhë, fryhen lumenjtë Ishëm, Erzen, Drin e Mat. Ndërprerje energjie në disa zona
Qyteti i Durrësit është zgjuar me rrebeshe shiu këtë mëngjes. Shirat e vrullshëm kanë rënë gjate gjithë natës me ndërprerje të herë pas hershme. Edhe gjatë orëve të mëngjesit ka pasur shira të vrullshëm në qytet dhe në zonat rurale.
Në disa vende konstatohet nga banorët fryrje e shtretërve të lumenjve Ishëm dhe Erzen kryesisht në afërsi të grykëderdhjeve.
Për sa i përket situatës në Durrës moti paraqitet me reshje me intensitet mesatar ne te gjithë qarkun.
- Rrugët nacionale dhe ato rurale janë të kalueshme dhe pa probleme
-Malësia e Krujës dhe disa zona periferike të Fushë - Krujës në disa fshatra kanë pasur ndërprerje të energjisë elektrike.
-Te dy hidrovoret në qark janë në gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë. Hidrovori i Durrësit në nivelin -1.6 m. Ka prurje të mbeturinave, në mbështetje një eskavator.
-Rezervuarët janë në monitorim të plotë dhe pa probleme.
-Furnizimi me ujë dhe energji elektrike vazhdon normal në të gjithë qarkun.
-Te dy lumenjtë Erzen dhe Ishëm janë duke ngritur nivelet e ujit mbinormale në shtratin e tyre
Edhe Lezha është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut që prej mbrëmjes të së dielës, të cilat kanë nisur të krijojnë problemet e para.
Në disa zona te qytetit ka prezencë uji, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve. Gjithashtu ka shtim te prurjeve në lumenjtë Drin dhe Mat. Moti i keq ka sjellë probleme dhe në furnizimin me energji elektrike në fshatra, ku sipas raportimeve janë në errësirë prej mbrëmjes së kaluar.
Për sa i përket situatës në Lezhë gjatë 24 orëve në zonat e ulëta dhe bregdetare ka pasur reshje të shiut me intensitet të ulët dhe mesatar të cilat vijojnë edhe tani, kurse në zonat malore në lartësitë mbi 1000m ka pasur reshje të dëborës.
-Sasia e reshjeve në territorin e bashkisë Lezhë është rreth 45mm dhe në teritorin e bashkisë Kurbin është rreth 65mm.
-Në bashkitë Lezhë e Kurbin, niveli i ujrave në lumenj dhe sistemin kullues është mbi kuotat mesatare po pa problem të prezencën e ujit në sipërfaqet e tokës bujqësose dhe ato depressive.
-Hidrovorët punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujrave nga basenet e tyre, duke ruajtur niveline kuotave.
-Në bashkinë Mirditë, kemi rreshje të shirave në rreth 50 mm, kurse në lartësitë mbi 1000m kemi reshje të dëborës, pa problem për bllokimin e rrugëve rurale dhe ato bashkiake.
-Rrugët nacionale dhe ajo e Kombit, janë të kalushme pa probleme.
-Furnizimi me energji elektrike është pa probleme
-Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.
-Rezervuarët po moniturohen, për prezencen e ujit në basenin e tyre dhe sigurinë e digave.