RENEA nis negociatat për dorëzim, flet fqinji i 71-vjeçarit në Korçë: Ikëm nga pallati sa dëgjuam të shtënat, zihej me ata që...
Forcat e RENEA-s kanë mbërritur në lagjen nr.15 në Korç dhe kanë nisur negociatat për dorëzim me 71-vjeçarin e mbyllur që terrorizoi mëherë zonë nga të shtënat me kallashnikov.
Një nga fqinjët e tij ka treguar për mediat momentin kur dëgjuan të shtënat nga Edmond Naska, ku shprehet se bashkë me gruan dhe djalin janë larguar menjëherë nga banesa. Ai tregon se jetojnë prej 3 vitesh në të njëjtin pallat, por se nuk e dinin se ishte i rrezikshëm. Fqinji i tij u shpreh se Naska bëhej agresiv dhe zihej me njerëzit që parkonin poshtë ballkonit të tij.
“Ngjarja ndodhi rreth orës 10, 10 e çerek. U dëgjuan disa të shtëna. Mora nusen dhe djalin se u trembën dhe ikëm nga shtëpia. Banojmë në të njëjtin pallat. E dija tip të qetë, nuk dilte se rrinte mbyllur. Jetoj prej 3 vitesh në këtë pallat. S’e dinim që ishte kaq i rrezikshëm, duhej të ndodhte kjo gjë. Shpresojmë që të mbyllet gjithçka mirë, që të kthehemi në shtëpi se kemi frikë. Dukej tip i qetë. Veç kur ndodhi sot ngjarja që shtiu me armë. Nuk mund të kthehemi në shtëpi. Jemi të tronditur. Kur parkonin makinat para ballkonit të tij bëhej agresiv, zihej. Me armë gjuajti në ajër ai.”, tha ai.