Renea arreston Kreshnik Farrukun në Durrës për llogari të SPAK-ut
Para pak ditësh, është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit Kreshnik Farruku/ Budlla, bashkë me vëllanë, Erneo Farruku.
Dy vëllezërit, Kreshnik Bodlli (Farruku) dhe Erneo Farruku, të njohur për përfshirjen e tyre në një klan kriminal të trafikut të lëndëve narkotike, kanë vendosur të vetëdorëzohen pranë Policisë së Durrësit.
Pas vetëdorëzimit, ata u ndaluan me qëllim ekstradimi drejt Italisë në lidhje me aktivitetet kriminale që kanë zhvilluar në kuadër të organizatës së strukturuar ndërkombëtare që drejtojnë.
Ndërkohë që sot renea e ka arrestuar Kreshnik Farrukun në Durrës për llogari të SPAK-ut.