Regjisori italian i filmit, fitues i disa çmimeve del hapur: Unë kam lindur grua

Regjisori italian i filmit, fitues i disa çmimeve del hapur: Unë kam

Regjisori italian, fitues i shumë çmimeve, Emanuele Crialese ka zbuluar se ai ka lindur grua teksa prezantoi filmin e tij të fundit në Festivalin e Filmit në Venecia.

Crialese u shfaq në festival së bashku me Penélope Cruz për të prezantuar filmin e tij të ri L'immensità . 

Filmi zhvillohet në Romën e viteve 1970 dhe përqendrohet në një familje ku vajza e madhe identifikohet si djalë, duke shkaktuar tensione mes mamasë së saj (të luajtur nga Cruz) dhe babait të saj abuziv. 

Crialese tha se përvojat e tij ndihmuan në formimin e filmit të tij të fundit, duke shtuar: “Frymëzimi ishte fëmijëria ime dhe historia ime që po transpozohet dhe riinterpretohet. 

“U përpoqa të gjeja interpretimin e mirë në të. Nuk doja që të ishte vetëreferuese. Nuk doja të flisja vetëm për mua. Siç përpiqem të bëj me çdo film që bëj, jam përpjekur të përfaqësoj disi në një mënyrë më të gjerë temat që më interesojnë vërtet.”

Duke folur për tranzicionin e tij publikisht për herë të parë, Crialese tha: "Kam lindur biologjikisht një grua, por kjo nuk do të thotë se nuk kam në vete një pjesë të madhe një personazh femëror. Ky është ndoshta pjesa ime më e mirë."

EMISIONET