Refuzoi të marrë mandatin e Berishës në 2018, shkodrania shfaqet në Foltoren e shqiptarëve në SHBA


Ina Haxhija, kandidatja për deputete në listën e emërore të PD që refuzoi të marrë mandatin e ish-kryeministrit Berisha në 2018 pas vendimit të Lulzim Bashës për të djegur mandatet u shfaq në Foltoren me shqiptarët në SHBA.

Ajo ngriti shqetësimin se në politikë promovohen servilë dhe njerëz pa dinjitet ndaj dhe pati një kërkesë të qartë për doktorin.

"Doktor Berisha e di që në 2018 mua më erdhi paturpësisht një ofertë në adresën e shtëpisë në Tiranë ku më kërkonin të zëvendësoja Sali Ram Berishën në parlamentin e Shqipërisë. Është qesharake siç ishte lista për deputetë pasi ishe një numër i pakonsideruëeshëm.Nuk do të pranoja të bëhesha pjesë as tani pasi Kuvendi ëShtë kthyer në një pasarelë mode, turp i madh të jesh pjesë e atij parlamenti. Kam vetëm një kërkesë për të djathtën që presim të rithemelohet: Kushdo që të jenë drejtuesit e saj, më ra goja duke e thënë, dua vetëm meritokraci".

Me meritokracinë ajo e lidhi edhe mundësinë e kthimit në atdhe.

"Belind Këlliçi është kthyer në Shqipëri pas studimeve për të kontribuar ne ikëm nga Shqipëria dhe erdhëm në Amerikë për të pasur atë që të djathtët duan, familjen, dinjitetin dhe do të kthehemi në Shqipëri kur meritokracia të triumfojë, kur do të ketë dy të rinj që do të konkurrojë me njëri-tjetrin për të marrë atë që ata duan të fitojnë, do të kthehem në atë moment kur vajza dhe djali im të më thonë: Mami a të jetojmë në Shqipëri?"

Refuzoi të marrë mandatin e Berishës në 2018, shkodrania

Reagimi i Ina Haxhisë në facebook në 2018

Refuzoi të marrë mandatin e Berishës në 2018, shkodrania

EMISIONET