"Reforma territoriale jo për zgjedhjet vendoret 2023" Bylykbashi: Do të bllokojmë PS për të bërë trukun e radhës elektoral

PD mendon që zgjedhjet e ardhshme vendore duhet të zhvillohen pa bërë ndryshime në numrin e bashkive, pasi sipas nënkryetarit të kësaj force politike ndarja e re territoriale do më shumë kohë dhe kompromis polititk. Bylykbashi është pro propozimit të PS për heqjen e qarqeve, por duke paralajmëruar socialistët dhe deputetët demokratë që pazaret politike do të kenë kosto elektorale.

Partia Demokratike e ka marrë shtruar reformën territoriale, pasi sipas selisë blu nxitimi politik çon në produkte jo të mira, të cilat nuk kanë qëllim shërbimet ndaj qytetarëve, por kapjen e shtetit, siç ishte reforma e 2014.

Nënkryetari Oerd Bylykbashi  thotë se PD do të kërkojë që ndarja e re territoriale të mos hyjë në fuqi për zgjedhjet e e ardhshme vendore, pavarësisht objektivit të mazhorancës.

Oerd Bylykbashi: Qasja e PS-së është gjithmonë kjo. Ta bëjë shpejt në mënyrë që të bëjë trukun e radhës për të fituar elektoralisht. Ne jemi të angazhuar për ta ndaluar këtë. 

Bylykbashi e le të nënkuptohet që nën monitorimin e PD nuk janë vetëm “kurthet” politike të PS por edhe joshja e deputetëve demokratë nga ofertat e Ramës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Oerd Bylykbashi:Qoftë ndryshimi i hartës kërkon 84 vota. Do të bëjmë çmos të bëjmë me kosto shumë të lartë për këdo që mendon se bën bashkë 84 vota për kosto politike.

Edhe opozita është pro heqjes së qarqeve, por Bylykbashi e di që duhet të ndërhyet në Kushtetutë dhe për këtë arsy kërkon të gjejë mekanizmin e duhur që të bllokojë mazhorancën për të bërë ndryshime të tjera nëpërmjet pazareve politike.

Oerd Bylykbashi: Për të hequr qarkun e futur rajonin që është diçka e mirë por jo për arsye kompromisi dhe pazari politik. Pra futja e rajoneve duke hyrë në Kushtetutë të ndryshohet më pas sistemi zgjedhor për të bërë atë që do Rama, futjen e primit. Nuk mund të jetë një shkëmbim për interes të vogël politik, përndryshe vritet reforma territoriale.

Në kushtete e Shqipërisë, 61 bashki janë të pamjaftueshme, sipas PD, për t’i shërbyer qytetarëve. Bylkbashi do të propozojë shtimin e njësive vendore, me optimizmin që PS do t’ja pronojë.

Oerd Bylykbashi: Duhet patjetër të rritet numri i bashkive nga 80 - 120 bashki. Do të bëjmë një propozim në sy të publikut që të jetë shumë e vështirë të refuzohet nga PS. 

30 shtatori është afati i fundit për punën e komisionit të reformës territoriale, dhe nësë do të pranohet propozimi i PD, atëherë puna e deputetëve do ë vijojë pas zgjedhjeve vendore.

EMISIONET