Reforma gjyqësore/ Avokatët e Korçës nisin bojkotin dy ditor dhe për masat e sigurisë

Avokatët e Korcës kanë nisur ditën e sotme bojkotin dy ditor edhe përmasat e sigurisë.

Avokati Arben Lena ka deklaruar se asnjë avokat nuk do të paraqitet në Gjykatë pranë organeve të ndjekjes penale, polici, prokurori apo qoftë edhe në gjykatë. Kjo nënkupton që nuk do të ofrohet asnjë ndihmë juridike për asnjë të arrestuar apo të ndaluar.

Arben Lena: Sot kemi filluar bojkotin 2 ditor për masat e sigurisë, që nënkupton që asnjë avokat nuk do të paraqitet  pranë organeve të ndjekjes penale, polici, prokurori apo qoftë edhe në gjykatë. Kjo nënkupton që nuk do të ofrohet asnjë ndihmë juridike për asnjë të arrestuar apo të ndaluar dhe nuk do të ketë asnjë avokat në seancat e masës së sigurisë.

Pyetje: Si do të procedohet nga ana e Gjykatës për masat e sigurisë?

Nga ana e Gjykatës jetojmë në një vend ku çuditë nuk kanë të sosur, mund të procedohet në çdo lloj mënyre, por nga ana ligjore është taksative që asnjë masë nuk mund të zhvillohet pa praninë e përfaqësuesit ligjor. Nuk kam informacion nëse ka masa ose jo.

Ne kemi dërguar njoftimin që pardje kemi lënë një afat 24 orë për paralajmërimin e kësaj situate sepse masat mund të paraqiten edhe brenda ditës dhe caktohen brenda ditës. Ligji nuk parashikon asnjë masë për avokatët, qoftë ligji për avokatinë qoftë kodi  i procedurës penale nuk ka asnjë lloj mase për avokatët.

Ligji parashikon masa për avokatët vetëm kur nuk i binden vendimeve të dhomës kombëtare të avokatisë. Është tërhequr lista e gadishmërisë për këto dy ditë nga dhoma e avokatisë, këto janë vendime kologjale.

 

EMISIONET