Reforma dhe vrasjet/ Lapaj: Trupa e drejtësisë në konflikt interesi, krimi ulet në tavolinë me shtetin

Juristi Adriatik Lapaj, ka komentuar shkarkimin e 3 magjistratëve nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Lapaj shprehet se nuk sheh ndonjë risi nga ana e ILD, pasi sipas tij shkarkimi i tyre  duhet të ishte bërë kohë më parë.

Ai thotë se nuk është lajm shkarkimi i tyre pasi dy prej tyre  akuzoheshin për korrupsion dhe gjyqtarja nuk shkonte prej tre vitesh në punë, teksa shton se lajm do ishte nëse ILD merrej me precediet e gjyqtarëve për të cilët janë ankuar qytetarët.

“3 gjyqtarë që rezultojnë të dënuar nga sistemi i drejtësisë dhe një zonjë që nuk shkon në punë prej 3 vitesh. Në këtë kuptim nuk shoh ndonjë risi nga ILD. Nuk ka ndonjë lajm të jashtëzakonshëm. Lajm do të ishte nëse ILD të procedonte me veprime po aktive sa i takon gjyqtarëve që për të cilën janë ankuar qytetarët. Deri vitin e kaluar kanë qenë 900 ankesa të qytetarëve dhe nuk kemi ndonjë procedim në lidhje me këto ankesa.

Teksa ka folur për Reformën në Drejtësi, Lapaj thotë se të dhënat e para kanë qenë optimiste dhe jo të pritshme nga qytetarët, teksa shpreson se reforma do të ketë fryte në të ardhmen.

Më tej shton se trupa e Vetting-ut, është e përbërë nga subjekte që kanë konflikte interesi, duke qenë se kanë lidhje me njerëz pranë qeverisë.

"Çdo reformë kërkon kohën e vet dhe në momentin e parë  të dhënat që vijnë janë pesimiste përgjithësisht, sepse ndryshohet sistemi i gjithi, prishen raportet , krijohen vonesa, në këtë kuptim ka pasur pritje të tjera nga qytetarët dhe ritmi i reformës nuk ka qenë në ritmin e duhur. Ne jemi tashmë në vitin e 5 të Reformës në Drejtësi dhe pritshmëritë e qytetarëve kanë qenë se tashme duhet të kishin filluar frutat real nga Reforma. Nuk jemi ende duke i parë në terren.

Qytetarët kanë pasur vonesa sepse Gjykatat kanë mbetur bosh, apelet bosh. Kam shpresë se do të ketë hapa pozitivë nga Reforma. Trupa e drejtësisë është në konflikt interesi. Një nga subjektet e KPK është motra e Ministres së Infrastrukturës, një nga subjektet është ish-nën drejtori I taks-forcës në jug të vendit, një nga subjektet ka  lidhje me zyrtar të lartë shtetëror.

Disa nga subjektet që janë pjesë e procesit të Vetting-ut janë në konflikt Interesi dhe në Strasburg mendoj se kjo do të sjellë pasoja në vetvete. Në tërësinë e vet reforma është mirë që po bëhet. Ka subjekte që nuk duhen hequr. Lajmet e mira janë se magjistratura po përgatit breza të rinj."

Në lidhje me vrasjet  që kanë ndodhur në Shqipëri që prej janarit të vitit 2021, Lapaj thekson se problemi në vendin tonë është se krimi ulet në tavolinë me shtetin.

"Krimi e ka  shumë frikë shtetin. Problem është se krimi bëhet shumë i fortë kur ulet në tavolinë me shtetin. Nëse krimi rri në tavolinë, flet në telefon apo merr dhurata me kryebashkiakun, drejtorin e policisë apo të tjerë. Nëse e mban larg krimin shteti është shumë i fuqishëm. Duke pasur krime largohen investimet, tmerrohen familjet, krijojnë banda që u vënë gjoba bizneset.

Shteti i di bandat po çështja është se i mbyllin sytë dhe bëhet sikur nuk kuptohet sepse këmbehen influence partiake politike që bëhen shumë të rëndësishme. Duhet që në qeverisje të mandatohen vajza dhe djem, burra dhe gra që nuk e njohin krimin si partner por si armik që duhet të luftohet."

EMISIONET