"Referendumet, shkelje e kartës së OKB", Xhaçka: Situata po bëhet edhe më e rrezikshme

"Referendumet, shkelje e kartës së OKB", Xhaçka:

"Referendumet e rreme të Rusisë janë shkelje flagrante e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, shkelje të rënda të Kartës së OKB".

Kjo ishte deklarata e Ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, nga takimi i posaçëm i sigurimit të OKB-së të mbajtur në Nju Jork.

Xhaçka dënoi mobilizimin e Rusisë, teksa tha se situata po bëhet edhe më e rrezikshme me synim shkatërrimin në masë.

Xhaçka: Ne dënojmë shtegun e ri të konfrontimit të Rusisë duke shpallur një mobilizim të pjesshëm në Rusi, duke mbështetur organizimin e “referendumeve” të paligjshme në 4 territore ukrainase të pushtuara aktualisht dhe duke kërcënuar sërish me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë. Këto referendume të rreme janë një tjetër shkelje flagrante e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe një shkelje e rëndë e Kartës së OKB-së.

Xhaçka nënvizoi se mijëra njerëz paguan me jetë një luftë të cilën e zgjodhi Vladimir Putin, ndërsa miliona të tjerë mbetën të uritur në mbarë botën.

Xhaçka: Dhe ka shumë më tepër në atë që po ndodh sot në Ukrainë që të kujton ato ditë të zeza. Raportet dhe misionet e gjetjes së fakteve nga terreni, pamjet që ka parë e gjithë bota zbulojnë një të vërtetë të hidhur për veprimet e Rusisë: një brutalitet të tmerrshëm kriminal kundër popullatës civile. Burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm në Ukrainë, si dhe dhjetëra mijëra ushtarë rusë kanë paguar me jetën e tyre për luftën e zgjedhur të Vladimir Putinit.

Miliona në mbarë botën janë të uritur për shkak të luftës së zgjedhur të Vladimir Putin. Ne dënojmë shtegun e ri të konfrontimit të Rusisë duke shpallur një mobilizim të pjesshëm në Rusi, duke mbështetur organizimin e “referendumeve” të paligjshme në 4 territore ukrainase të pushtuara aktualisht dhe duke kërcënuar sërish me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë. Këto referendume të rreme janë një tjetër shkelje flagrante e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe një shkelje e rëndë e Kartës së OKB-së.

Ministrja Xhaçka garantoi mbështetjen e vendit tonë për Ukrainën teksa i bëri thirrje Rusisë të heqë dorë nga ky agresion.

 

EMISIONET