Raundi i tretë për presidentin më 30 Maj, mazhoranca thirrje opozitës: Na sillni emra

Raundi i 3-të dhe i fundit kur president mund të zgjidhet vetëm me 84 vota, do të mbahet në datën 30 maji, pas këtij moment socialistët do të mund ta zgjedhin kreun e shtetit vetëm me votat e tyre. E duket se kjo do të jetë rruga, pasi edhe ketë here mazhoranca refuzoi të pranoi rolin thelbësore te opozitës në proces.

Pas dështimit të raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit, Konferenca e Kryetarëve, vendosi që raundi i 3-të dhe i fundit që përcakton se presidenti i ri duhet të zgjidhet me 84 vota, do të zhvillohet ne 30 maji në orën 10:00.  Një orë përpara, 9:00 do të mblidhet komisioni i ligjeve. Afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave është data 29 Maj ora 16:00.

Mazhoranca e ka bërë të qartë se deri në raundin e tretë nuk do të propozojnë emër për kandidat për president, duke i lënë radhë opozitës, por këto të fundit kanë refuzuar për të dërguar emra. Taulant Balla, tha se platformë e dërguar nga Enkelejd Alibeaj, vlen vetëm për zgjedhjen e avokatit të popullit.

E ky refuzim i mazhorancës për të pranuar marrëveshjen e një grupi deputetësh të partisë demokratike doket se po e  çon procesin drejt raundit të 4-t, ku presidenti i Republikës mund të zgjidhet me vetëm 71 vota të mazhorancës.

Por kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se procesi po minohet nga maxhoranca që sipas tij nuk i është përmbajtur fjalëve të thëna.  

Grida Duma, tha se ps nuk po krijon një proces farse dhe jo një proces për president, konsensual. Por përtej këtyre,  Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i qëndron bindjes se opozita duhet të ketë një kandidat të vetin sa më parë.

DISKUTIMET:

Enkelejd Alibeaj: Nuk ka ngelur asnjë që nuk e ka kuptuar se mazhoranca pret raundet e tjera dhe kërkon që ta votojë vetë dhe të ketë një President të tyre. Ne ramë dakord për një dokument të qartë para mediave. Një proces që opozita të mos ishte mbushëse topi por të vendosej në kushte reale për një proces serioz. U tërhoqën. Edhe është e përcaktuar që duan të shkojnë tek raundi i katërt. Nuk i qëndrojnë fjalës.

Fatmir Mediu:  Nuk ka kohë as për 8 as për 10 kandidatë, të gjejmë një kompromis, ajo që e bën të mundshme është të dëgjojmë njëri tjetrin, duhet të kishim çuar dje një kandidaturë, dhe duhet të çojmë në raundin e tretë një kandidat, para se të kërkojmë përgjegjësi te pala tjetër, duhet ta kërkojmë te vetja, kemi në dorë një element kushtetues, le ta dëgjojmë njëherë brenda vetes dhe të përpiqemi të gjejmë një konsensus me maxhorancën brenda një kohe të shkurtër.

Taulant Balla: Nuk ka më histori që unë të filloj të marrë nëpër gojë emra njerëzish të nderuar. Nuk quhet negociatë që unë propozoj katër ti zgjedh dy. Kjo bëhet për Avokatin e Popullit, por presidenti duhet të kalojë në një proces më të gjerë.

Kemi thënë që le të kalojmë direkt te emrat. Propozoni ju, nuk do të propozojmë ne kandidatë më datë 30. Me shpresën se mund të ndodhë edhe ajo që tha edhe zoti Mediu dhe mund të jetë një kandidaturë që edhe ne përmes vendimmarrjes sonë, as unë dhe as zonja Spiropali dhe kolegët e tjerë je mi një parti që ka strukturë. Do të shkojmë atje në kryesinë e PS do u themi na kanë ardhur këto kandidatura. Pastaj të vijmë dhe të ulemi me ju.

Nëse ju quani proces që ju përcaktoni dhe njëri nga ata do të jetë presidenti kjo nuk quhet negociatë. Ne do të vazhdojmë të takohemi dhe të kalojmë direkt. Mbështetja me firma është se në rast se do të jetë një kandidaturë që do të vijë nga ju  dhe në rast se do bimë dakord dhe ne zotimi ynë se 74 deputetë e PS ta mbështesin. Do jetë një president që do të ketë të paktën 94 vota. Në rast se ju e keni kusht të panegociueshme formulën, 4,2,1 dhe më pas apeli im është për grupet e tjera parlamentare të opozitës.

Grida Duma: Fakti që ju thoni se nuk do të propozoni asnjë kandidat deri në 30, merret parasysh se si do shkojë procesi. Fakti se nuk hyni në proces, thoni; digjni procesin tuaj se ne nuk na keni. Kjo nuk është negociatë, dhe nga të dyja palët nuk qëndron. Fakti që s’do të propozoni, kjo nuk është negociatë, dhe hyrje në proces. Ju thatë se deri më datë 30 PS nuk do të propozojë.

Elisa Spiropali: Ne sot kemi vetëm një listë kriteresh dhe nuk kemi as emra dhe as angazhim për të marrë pjesë në proces. Nuk e di a ka ndodnjë forcë politike që është shumicë që të pranojë të përjashtohet nga një proces i tillë. Nëse ne s’jemi legjitim, pse uleni këtu me ne? Pse vini në Parlament? Ne kemi qenë që ditën e parë të gatshëm për të folur për emra. Edhe takimin që patëm me Alibeajn, kemi rënë dakord pikë më pikë për këtë që po themi. Jemi të gatshëm për të folur për emra, kushte nuk vëmë, kushte nuk na vini. Nuk kemi një qëndrim zyrtar nga ju. Nëse doni, eja të ulemi dhe diskutojmë. Pastaj, firma, votë dhe mbështetje. Jemi të gatshëm të mbështesim një kandidat që të mbështesim një kandidat që plotëson kriteret. Nëse është problem i brendshëm i opozitës se kujt i mbetet faji që po flet me armikun, s’ju ndihmojmë dot…

Enkelejd Alibeaj: Kandidati për president duhet të ketë mbështetjen e të gjitha palëve. Ju thoni që t’u ju sjellim ca emra dhe nëse ju pëlqen mirë, nëse s’ju pëlqen thoni koha u mbarua. Ju treguat se u tërhoqët.  Ne e bëmë të qartë, ju nuk doni. Ju I keni votat për të zgjedhur presidentin e keni, por do të jetë presidenti I mandateve të vjedhura.  Këtë të paktën mendojeni. Merrni pak kohë dhe mendojeni.

EMISIONET