Raporti i KE-së/ Xhaçka: Rikonfirmon se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për Konferencën Ndërqeveritare

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është shprehur se Shqipëria vijon të përmbushë të gjitha kriteret për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Në një deklaratë për mediat, Xhaçka tha Komisioni Europianin në raport, vlerëson se Shqipëria ka vazhduar të tregojë vendosmëri për reformat e axhendës evropiane dhe ka dhënë rezultate konkrete dhe të prekshme.

Olta XhaçkaMe gjithë kontekstin e vështirë mbarë evropian dhe sfidat përballë pandemisë Covid-19. Komisioni vlerëson se Shqipëria ka vijuar të tregojë vendosmëri për reformat e axhendës evropiane dhe ka dhënë rezultate konkrete dhe të prekshme. Raporti thekson se Shqipëri i ka shtuar përpjekjet dhe ka prodhuar rezultate të mëtejshme të prekshme e të qëndrueshme në pikat thelbësore të identifikuara në konkluzionet e Këshillit. Raporti reflekton progresin e arritur gjatë vitit të fundit në plotësimin e të gjithë kushteve për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Komisioni Europian është i qartë dhe rikonfirmon se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare./Ora News/ 

EMISIONET