Raporti i DASH-it për Shqipërinë, Qiraxhi: Tregoi që sistemet e reja të drejtësisë, nuk gjykojnë në mënyrë politike

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare në një intervistë në Ora News u shpreh se në raportin e DASH-it tregohet që ne nuk jemi në situatën ku sistemet e reja të drejtësisë po gjykojnë në mënyrë politike, por ato po gjykojnë në mnëyrë profesionale.

Qiraxhi: Problematikat e korrupsionit tashmë në vendin tonë e shoqërojnë bashkë me tranzicionin.

Ne mbetemi një vend ku e kemi të pamundur të adresojmë ato që janë problematikat kryesore.

Ai që është lajmi i mirë edhe duke e lexuar nga raporti i DASH-it tregohet që disa institucione të drejtësisë janë duke fituar integritet dhe një lloj po japin shembuj të luftimit të korrupsionit sic është SPAK e cila në fakt aty përmendet që një seri zyrtarësh janë tashmë të marrë nën gjykim.

Nga raporti i DASH-it tregohet që ne nuk jemi në situatën ku sistemet e reja të drejtësisë po gjykojnë në mënyrë politike por po gjykojnë në mënyrë profesionale.

Ne kemi mangësi sot në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët janë të detyruar në sistemin gjyqësor qytetarët që kanë cështjen e tyre gjyqësore në vitin 2017 janë duke u gjykuar tashmë në 2023

EMISIONET