Ranë dëshmorë në 1999, nderohen tre efektivët që u vranë nga bandat kriminale

Tre efektivet e rënë në detyrë 25 vite më parë janë rikujtuar më një ceremoni në qytetin e Beratit. Lumën Hasanbelli, Rushan Toska e Baftjar Grëmshi prej kësaj të hënë janë rivarrosur në varrezat e dëshmorëve ndërsa flamuri kuqezi dhe kapelja e ruajtësit të sigurisë iu dha familjarëve

Pas 25 vitesh të vrarë në krye të detyrës Lumën Hasanbelli, Rushan Toska e Baftjar Grëmshi do të prehen në varrezat Dëshmorëve në Berat.

Në shenjë simbolike flamurin kuq e zi dhe kapelën e mbrojtësit të rendit ministri i Brendshëm Taulant Balla ua dorëzoi  familjarëve.

Në ceremoninë e nderimit balla kujtoi sakrificën e 3 efektivëve.

Ndarja e babait nga jeta në moshën 37-vjeçare nuk e ndali Milorat Hasanbellin të ndiqte rrugën e ruajtjes së rendit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 1998 në Urën Vajgurore të efektivët kishin ngritur post-bllok policorë me qëllim evidentimin e personave të armatosur, të cilën gjatë këtij shërbimi u përplasën me armë me një bandë kriminale.

EMISIONET