Ramës s'i del inati me BE-në: Na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufij dhe dyer të mbyllura

Kryeministrit Edi Rama nuk i del inati me BE-në. Këtë e tregoi dhe në Kongresin e Federatës Botërore të Peshëngritjes i cili u zhvillua në Tiranë.  

"Na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufij, me dyer që mbyllen, me viza me çertifikata", u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Edi Rama: Në rast se dëshironi të keni një vend ku të mos përdorni fare viza, ky vend është Shqipëria. Ju keni ardhur një herë në këtë formë. Ne e vërtetuam që nuk kryet ndonjë akt terrorizmi, as ndonjë vepër penale, përkundrazi ju ishit të mrekullueshëm. Ishit të ftuar të mrekullueshëm kështu që herën tjetër mjafton një autorizim nga Mehmet Pasha, i botës së peshëngritës dhe ejani në Shqipëri kur të dëshironi për të pushuar. Ejani në aeroport, thoni “unë jam me Mehmet Pashën” dhe s’do ketë nevojë as për pasaporta dhe as për gjë tjetër sepse ne na ka ardhur në majë të hundës kjo botë me kufij, me dyer që mbyllen, me viza me certifikata. Këtu gjërat janë të thjeshta. Këtu miqtë janë Perëndia!

EMISIONET