Rama tregon pse ndryshoi mendje për vettingun në politikë: Nëse PD ka argumenta bindës do bëjmë më të mirën

Kryeministri Edi Rama deklaroi se është i hapur për të dëgjuar propozimet e PD për vettingun në politikë dhe nëse ka argumenta bindës ta miratojnë atë.

Për mediat ai tha se në 2018 e ka refuzuar sepse propozimi ka qenë jobindës.

Rama: Nuk kam shprehur opinion të drejtpërdrejtë për të respektuar një parim që kemi vendosur vetë, që jemi të hapur të diskutojmë çdo gjë, do ulemi me vullnet të mirë, do dëgjojmë argumentet. Në 2018 ka pasur një propozim, ai është konsideruar jo bindës, nuk dimë gjë për propozimin e ri. Janë 3 vjet, gjërat evoluojnë, nëse ka argumente bindës do bëjmë më të mirën.Nëse nuk ka argumenta bindës ne prapë do të bëjmë më të mirën.

 SPAK të bëjë hetimin?

Rama: Nuk kam opinion për këtë për faktin se serioziteti që do të jemi të gatshëm të diskutojmë çdo gjë fillon këtu. Nëse që në fillim ne themi fjalën e fundit në televizor atëherë nuk ka dialog. Do ulemi në tryezë, e kam me të dëgjuar nuk kam lexuar asgjë, do ulemi në tryezë, do dëgjojmë, do themi natyrisht atë që mendojmë, do marrim mendimet e ekspertëve  tanë të fushës dhe do arrijmë në konkluzione  në mënyrë sa më civile. Cilësia e demokracisë, bashkëjetësës në një vend, komunitet, organizatë dhe në familje nuk varet nga sa shpesh biem dakord por varet nga mënyra sesi nuk biem dakord.Mund të mos biem dakord duke gjuajtur me gurë dhe mund të mos biesh dakord duke argumentuar njerëzisht dhe në fund duke thënë nuk jam dakord. Janë dy cilësi komplet të ndryshme bashkëjetese. Ne duam të këtë të dytën, jo të parën.

EMISIONET