Rama: Sipërmarrësit e PS para me bizneset e tyre,qeveritarët me korrupsion

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot një “kënd fjale” me banorët e Gurit të Zi në Shkodër.

Duke iu është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Berisha për miliarderët e PS-së, Rama tha se ndryshimi mes sipërmarrësve socialistë dhe anëtarëve të qeverisë është se biznesmenet e PS-së i kanë bërë paratë me bizneset e tyre, ndërsa qeveritarët janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, përmes korrupsionit.

“E keni dëgjuar shpesh Saliun që të thotë se në grupin e deputetëve të PS ka disa milionerë, madje në mënyrë të pacipë. Ka nxjerrë dhe një spot ku rreshtojnë portrete sipërmarrësish. E dini kush është ndryshimi midis Tom Doshit dhe secilit prej anëtarëve të kësaj qeverie, duke filluar nga katragjyshi. Ndryshimi është ky, se Tom Doshi erdhi në politikë nga biznesi, hyri në politikë si sipërmarrës dhe paratë i kishte bërë si sipërmarrës. Në politikë shumë ka dhënë dhe asgjë s’ka marrë nga pikëpamja financiare. Këta hynë në qeveri me një kostum dhe sot janë miliarderë dhe pasanikë, jo nga biznesi, por nga korrupsioni. Ky është ndryshimi” tha Rama.

Dëmshpërblimi i përmbytjeve, Rama ironizon deklaratat e Berishës

EMISIONET