Rama: Synojmë rritjen e numrit të turistëve turq në Shqipëri, të fuqizojmë marrëdhëniet ekonomike dhe volumin tregtar
Fuqizimi i marrëdhënieve ekonomike, rritja e volumit tregtar dhe turizmi janë tre fusha për të cilat është folur në takimin mes Kryeministrit Edi Rama dhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan në takimin e mbajtur në kryeministri.
“Do të bëjmë çmos për të fuqizuar marrëdhëniet ekonomike dhe volumin tregtar dhe marrëdhënien në fushën e turizmit. Ne nuk jemi xheloz për fqinjët por sesi na vjen kur shohim miliona turistë që shkojnë në vendet fqinje në rajon e në Shqipëri numri I turistëve nga Turqia nuk përputhet fare me shkallën e dashurisë mes popujve dhe nivelit të marrëdhënieve shqiptaro- turke. Ky ëshë një objektiv që kemi folur me presidentin” tha Rama në konferencën e përbashkët për median me presidentin turk Erdogan.
Ndërkohë janë bërë realitet siç tha Rama.
-Futja e Gjuhë shqipe si gjuhë me përzgjedhje në të gjithë arsimin turk.
-Projeti i monitorimit të rrugëve të Shqipërisë me kamera inteligjente. Falë asistencës së palës turke dhe kujdesit të veçantë të presidentit për këtë projekt
-Pr/ligji për parqet e reja teknologjike dhe po merr formë Projekti i Parkut të Parë Teknologjik.
-Po bashkëpunojmë për të rritur kapacitetet e inteligjencës në fushën e të ardhurave doganore e tatimore.
Kryeministri Rama krah Erdogan e falenderoi edhe një herë për investimet: ”Kush nuk i falenderon njerëzit nuk ka falenderuar zotin. Për këtë vepër falenderimet nuk janë kurrë të mjaftueshme”