Rama 'sqarohet" me Dash Sulën

Deputeti i PD-së Dashnor Sula shkoi pranë podiumit për tu sqaruar kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama. 

Nuk dihet se çfarë kanë biseduar bashkë por gjuha e trupit dhe nga shikimet flasin.

Në gadishmëri kanë qenë dhe dy rojet e sigurisë të Kuvendit. Në një moment kur njëri ka qenë duke ndërhyrë Rama e ndaloi dhe i kërkoi të largohej

Biseda e cila zgjati për disa minuta u sqarua dhe u mbyll me shtrëngim duarsh. 

Më përpara gjatë fjalës së tij në foltore Rama e quajti deputetin Sula  “gjel deti i Peqinit” dhe një mori epitetesh të tjera.

"Këmbë e bufit prap është thyer, e kukuvajta ka lëngjyer. E se si luftoni për darën ju o trima që kur shkulni gozhdën ju mbetet vrima. A do qumësht a do dhallë. Gomaricat vijnë vërdallë, bandi dandi kandi, rroftë e qoftë salillandi," tha Rama.

I tërë soji dhe sorrollopi i gomaricave të këtij katundi politik e mediatik të mblidhet e hidhet përpjetë nuk ka shans ti vrasë Shqipërisë e Durrësit këtë shans historik"
Rama 'sqarohet" me Dash Sulën
Rama 'sqarohet" me Dash Sulën

EMISIONET