Bllokada në Veri, Rama: Luftrat që nisin si stuhi në gotë, mund të kthehen në luftra ballkanike, tregues se pse duhet "Ballkani i hapur"

Për kryeministrin Edi Rama situata në veri të Kosovës tregon se "Ballkani i Hapur"  është i nevojshëm.

Edi Rama: Ju jeni në të drejtën tuaj të nxirrni konkluzione ekstreme. Unë jam në të drejtën time të them që e kundërta është e vërtetë. Ngjarja e djeshme është pasqyrë e vështirësisë së thellë që ka kjo marrëdhënie. Ushtrimi i sovranitetit në të gjithë territorin e Kosovës bazuar në marrëveshjen e dakordësuar mes Kosovës e Serbisë në Bruksel nuk ështe vetëm e drejtë por detyrë e institucioneve të Kosovës. Në këtë pikë mbështes 100 % autoritetet në Kosovë që marrëveshja të zbatohet dhe nuk kam dilemë.

Përgëzoj kryeministrin e Kosovës dhe autoritetet për sensin e vetëpërmbajtjes dhe për sugjerimin për shtyrjen 30ditore të marrëeshjes për ti dhënë kokë kohës.

Unë them të kundërtën. Këto situate nuk tregojnë që Ballkani i Hapur është I panevojshëm apo i gabuar por tregojnë pse duhet dhe kemi nevojë për Ballkanin e Hapur dhe pse Kosova duhet të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur.

Kur gjërat shkojnë në thikë ka dy rrugë, njëra është rruga e kthimit prapa dhe luftës nga e cila nuk fiton më askush dhe nuk ka asgjë për të ndarë dhe rruga tjetër është ndërtimi I paqes. Njëra është të ndalojnë trashëgiminë e konfliktit dhe tjetra të trashëgojnë konfliktin. Unë jam me të parën, këtë nuk e luan topi.

Na duhet të punojmë edhe më kokëfortësisht për paqen e ndërtuar rrugë ndërveprimesh që na japin mundësi të kuptojmë që nuk jemi dy palë qenie, ca njerëz e alienë por të gjitë njerëz.

Rama tha se marrëdhëniet miqësore të tij me Vuçiç nuk e kanë penguar për aty ku nuk është dakord.

Edi Rama: Me presidentin e Serbisë marrëdhënia miqësore nuk më ka penguar dhe nuk më pengon aty ku nuk jemi dakord. Spanja ka arsyet e veta ta lexojë ashtu siç e lexon marrëdhënien me Kosovën por nuk e pengon Spanjën që të thotë se jemi për liberalizimin e vizave me Kosovën. Kjo që ndodh në Rusi duhet të na bëjë ti thërrasim  mendjes shumë fort.

Është kollaj të rrish ulur në Tiranë me ajër të kondicionuar e të thuash kjo gjë ndahet vetëm me luftë por kur vjen puna ta zëvendësosh mikrofonin me luftën ndryshon. Për mua qeveria e Kosovës ka bërë gjënë e duhur. Ka mbështetjen 100% por thënë kjo dialog! Dialog! Paqe! Paqe! Fqinjët nuk i zgjedhim! Unë do të tentoj deri në fund dhe historia do të më japë të drejtë mua.

Edi Rama: Ata që nuk duan paqe dhe asnjë lloj dialogu me Serbinë duan që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s në kushtet kur hija e mundshme e një shtrirje të agresionit rus në Ballkan kërcënon drejtëpërdrejtë Kosovën.
Pyetja është po si do të bëhet Kosova anëtare në NATO? Si mundet të bindim Spanjën dhe vendet të tjera që të pranojmë të fusin Kosovën në NATO kur ata nuk e njohin përveçse duke e shtyrë një procesku njohja të vijë si rezultat i dialogut.

E imagjinoni që Rusia deri dje ishte në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe Serbia është në   Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe nuk e fusim dot Kosovën.

Kosova në NATO është vizion strategjik ndërsa luftrat që nisin si stuhi në gotë dhe mund të kthehen në luftra ballkanike nuk janë vizion strategjik por dritëshkurtësi nacional folklorike. Unë besoj shumë fort tek Ballkani i Hapur dhe intensifikimi i marrëdhënieve rajonale dhe fuqia e njerëzve kur ulen rreth një tryeze edhe kur janë në pozicione komplet të kundërta. Asgjë nuk vjen nga qëndrimi në distancë e me kurriz veçse moskuptimi i arsyeve të tjetrit. 

EMISIONET