Rama: Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën

Rama: Është një ditë e re në Evropë, por jo

Kryeminsitri Edi Rama para samitit te BE-së ka theksuar çështjen e Bullgarisë duke e cilësuar atë si një turp për Europën.

"Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!"

Çfarë po ndodh në Bruksel?
Në selinë e Bashkimit Evropian (BE), ka nisur Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane po diskutojnë me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës.

Më vonë gjatë ditës, zhvillohet edhe takimi i Këshillit Evropian.

Pasi pritet që Ukrainës dhe Moldavisë në samitin e BE-së t’u ndahet statusi i kandidatit, disa liderë kanë bërë thirrje që të mos harrohen vendet e Ballkanit Perëndimorë, të cilat edhe pse janë në faza të ndryshme të integrimit në BE, janë duke ngecur për vite.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë peng i vetos Bullgare.

Në të dyja këto takime pritet të diskutohet për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, për idenë e krijimit të një Bashkësie Politike Evropiane, ndërsa disa liderë kanë paralajmëruar se do ta përmendin në diskutime edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

EMISIONET