Rama replika me përfaqësuesin e SHBA-së: "Open Balkan" vazhdon edhe pa të tjerët

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar deklaron se nisma Open Balkan do të ketë sukses vetëm nëse të gjitha vendet, pra 6 shtetet e rajonit do të bëhen pjesë. Por kjo nuk i ka pëlqyer kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili gjatë takimit të Beogradit u shpreh se nuk mund t’i bindin 3 vendet e tjera që ti bashkohen kësaj nisme.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, deklaroi të mërkurën gjatë takimit online që u zhvillua në kuadër të “Open Ballkan” se nisma do të ketë sukses vetëm nëse të gjitha vendet, pra 6 shtetet e rajonit do të bëhen pjesë.

“Mbështetja për “Open Balkan” do të bëhet në bazë të kushteve që nisma të jetë hapur për të gjithë për anëtarësim të barabartë dhe jo shpërqendrim nga aspiratat evropiane. Pa të 6-ta vendet nuk mund të ketë sukses” deklaroi Escobar.

Por ky mesazh i Shteteve të Bashkuara do ti binte në vesh të shurdhër pikërisht kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Në fjalën e tij online nga Tirana, Rama u shpreh se nisma do të vazhdojë edhe pa pjesëmarrjen e të gjitha vendeve, pasi nuk mund t’i bindin.

“Nuk varet nga ne të bindim dikë që “Open Ballkan” është i hapur. Duhet të ecim përpara, nuk mund të presim. Varet nga gjithkush që të marrë vendimet e veta. Ne thjeshtë po zbatojmë procesin e Berlinit. Gjithkush të vendosë në mënyrë të pavarur cfarëdo do për vendin e vet. Falenderoj vërtetë gjithkënd dhe në veçanti Eskobarin. Mbështetja e tyre është genuine”, tha Rama, i cili në fund të fjalimit të tij online u duartrokit.

Madje moderatori i këtij takimi e ka quajtur Ramën “Kampioni i Open Balkan”.

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov u shpreh se “kufijtë duhet të bëhen gjithmonë e më pak relevantë”.

Ndërsa Kryeministrja e Serbisë, Brnabic e cilësoi “Open Ballkan” si politikë të mençur.

Në këtë takim ra në sy mungesa e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Moskë.

Në vend të tij është kryeministrja Ana Brnabiç dhe zv.kryeministri i Serbisë.

Rama replika me përfaqësuesin e SHBA-së: "Open Balkan"

EMISIONET