Rama poston foto nga Samiti i NATOS-së/ Kryeministri takim miqësor me Johnson, i hedh dorën mbi supe

Rama poston foto nga Samiti i NATOS-së/ Kryeministri takim miqësor me

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë foto  nga Samiti i NATO-së , i cili është mbajtur ditën e sotme në Bruksel.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama shihet me Sekretarin e Përgjithshëm për mediat Jens Stoltenberg, me Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, dhe me Kryeministrin Boris Johnson të cilit i ka vendosur dorën mbi supe.

Po ashtu në foto shihen edhe të gjithë liderët e 30 vendeve anëtare të NATO-s.

Rama poston foto nga Samiti i NATOS-së/ Kryeministri takim miqësor me

Liderët e 30 vendeve anëtare të NATO-s, ranë sot dakord në Bruksel për të rritur mbrojtjen e përbashkët "kundër të gjitha kërcënimeve dhe nga të gjitha drejtimet". 

Për të parën herë në histori Samiti i NATO-s kishte 30 shtete anëtare. Të pranishëm në takim nga Ballkani Perëndimor janë Kryeministri Shqiptar Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti i Malit të Zi , Milo Gjykanoviç.

Rama poston foto nga Samiti i NATOS-së/ Kryeministri takim miqësor me

NATO, është aleanca më e fuqishme e mbrojtjes rajonale në botë dhe u krijua në 1949, pas Luftës së Dytë Botërore, për të kundërshtuar kërcënimin e zgjerimit komunist. Fillimisht me 12 anëtarë NATO sot numër 30 shtete anëtare. 

EMISIONET