Rama: Për vitin 2022 kam harxhuar vetëm 1.2 milionë lekë për fluturime me avion
Kryeministri Edi Rama duket se është shqetësuar lidhur me publikimi e fluturimeve të tij, ku disa media dhe kreu i PD-së Berisha e kanë akuzuar se ka shpenzuar 19 milionë euro.
Rama shkruan në Twitter se kjo është shpifje dhe sipas saj kryeministri në vitin 2008 shpenzonte rreth 2.6 milionë lekë për fluturime, ndërsa në 2022 vetëm 1.2 milionë.
Rama: Tjetër shembull se si shpifja monumentale e miliona € për avion tregon se si rublaxhinjtë e opozitës e gjobaxhinjtë ekraneve, tallen me përbuzje shqiptarët: Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë:
2008 - 261.023Lek të reja
2022 - 120.459Lek të reja